Albanian English Italian

Xix Albania

ElitePropertySolutions

PASTRIMI PAS NDËRTIMIT — STANDARDI XIX PËR HAPËSIRAT E REJA

Pastrimi pas ndërtimit është një nga proceset më të ndërlikuara dhe delikate që ekzistojnë.

Xix, ky shërbim është zhvilluar për të kthyer çdo ambient të ri në një hapësirë të pastër, të sigurt dhe të gatshme për banim — pa dëmtuar asgjë dhe duke ruajtur çdo detaj me kujdes maksimal.

Deri më sot, kemi realizuar mbi 270 projekte pas ndërtimi në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth, duke fituar besimin e arkitektëve, inxhinierëve dhe agjentëve imobiliarë që kërkojnë perfeksion absolut.

Procesi ynë

Puna nis me një inspektim të plotë dhe dokumentim të dëmtimeve ekzistuese — çdo njollë, bojë, gërvishtje apo mbetje ndërtimi fotografohet përpara fillimit të punës.

Më pas, ekipi ndahet sipas aftësive:

  • specialistët e xhameve dhe vetratave,
  • specialistët e dyshemeve, pluhurit dhe mobiljeve,
  • dhe ata të kuzhinës, tualeteve dhe detajeve delikate.

Ky shërbim kërkon më shumë fuqi fizike dhe precizion, ndaj zakonisht realizohet nga djem të trajnuar posaçërisht për gërryerje, punë me brisk, heqje ngjitësash dhe pastrim të mbetjeve ndërtimore.

Pastrimi bëhet nga lart-poshtë, dhe përfshin çdo centimetër katror të shtëpisë — brenda dollapëve, sirtarëve, kuzhinës, banjës dhe çdo cepi të fshehur.

Mjetet & Pajisjet Profesionale Kärcher

Ne përdorim një linjë të plotë pajisjesh profesionale Kärcher, për të garantuar rezultate maksimale dhe pa dëmtime:

  • Kärcher WD1–WD2 – tharëse të thata për pluhura ndërtimi
  • Kärcher WD5–WD6 – tharëse të lagështa për mbetje dhe ujë
  • Kärcher HD5/15 – makineri presioni për oborre, fasada dhe ambiente të jashtme
  • Makineri me avull me furnizim të pakufizuar – për dezinfektim 99% bakterial pa përdorim acidi
  • Set profesional për pastrimin e xhamave dhe kornizave
  • Brisqe, tela, sfungjerë dhe mjete precize për heqje mbetjesh ndërtimore

Kimikate & Siguria

Përveç kimikateve standarde të Xix, ne përdorim dy produkte të specializuara për heqjen e mbetjeve të çimentos dhe ngjitësve.

Të gjitha produktet janë 100% të importuara nga Europa, me 0 alergji, 0 acid dhe 0 dëmtime, të certifikuara sipas standardeve EU.

Ne nuk përdorim asnjë produkt të blerë në treg lokal — kjo garanton që çdo sipërfaqe e re të mbetet e paprekur.

White Touch — Simboli i Pastërtisë Xix

Në fund të çdo pastrimi, realizohet kontrolli final me mikrofibrën e bardhë — simboli i standardit Xix.

Gjatë procesit, përdorim mikrofibra me ngjyra vetëm për fazën e pastrimit, por mikrofibra e bardhë përdoret vetëm në fund, për të testuar rezultatin përfundimtar.

Nëse pas fshirjes ajo mbetet plotësisht e bardhë, kjo do të thotë që çdo sipërfaqe është plotësisht e pastër dhe e dezinfektuar.

"Nëse e bardha mbetet e bardhë, shtëpia është vërtet e pastër."

Kohëzgjatja & Ekipi

  • Apartament 1+1 → 2 persona, rreth 5 orë
  • Apartament 2+1 → 2–3 persona, rreth 6 orë
  • Apartament 3+1 → 2–3 persona, rreth 7 orë
  • 3+1+2 / Vila → 3–5 persona, 6–8 orë

Kontrolli i Cilësisë, Garancia & Politika e Ankesave

Në fund të çdo pastrimi:

  • Bëhen foto para dhe pas, si provë e transparencës.
  • Supervizori i Xix kryen kontrollin final të cilësisë.
  • Nëse klienti ka shqetësime, aktivizohet sistemi "Lucky Spin", ku mund të fitojë rimbursim, kupon për pastrimin tjetër ose dhurata të ndryshme.

Ankesat pranohen vetëm me foto, jo me fjalë — kjo siguron drejtësi dhe verifikim real për të dy palët.

Klientët Tanë

Ky shërbim është më i kërkuari nga agjentët imobiliarë, inxhinierët, arkitektët dhe blerësit e rinj që duan ta dorëzojnë ose marrin pronën e tyre në gjendje perfekte, gati për banim ose shitje.

Rezervo Tani