3.1 Metodat e pagesës
Pagesa mund të bëhet paraprakisht nëse Xix e kërkon për rezervim ose pas shërbimit, sipas dëshirës së klientit, por gjithmonë e detyrueshme.
3.2 Mjetet e pranueshme të pagesës
- Cash (para në dorë)
- Transfertë bankare
- Crypto (kriptomonedha)
3.3 Ndryshimi i çmimeve
Çmimet mund të ndryshojnë, por rezervimet e konfirmuara nuk preken.
3.4 Konfirmimi i rezervimit
Rezervimi bëhet në momentin që klienti pranon kushtet.
3.5 Ndryshimi i datës së pagesës
Ndryshimi i datës mund të kushtojë 30% të vlerës nëse Xix nuk aprovon falas.
3.6 Obligimi i pagesës
Pagesa mbetet e detyrueshme gjithmonë, edhe nëse klienti nuk është i kënaqur me shërbimin.
3.7 Standardi i Shërbimit dhe Pagesa
Xix Albania kryen shërbimet sipas standardeve të saj profesionale dhe procedurave të brendshme të cilësisë.
Për shkak të natyrës së shërbimit, prania e elementeve minimale ose papërsosmërive të izoluara që nuk ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm nuk e konsideron shërbimin të papërfunduar.
Përfundimi i shërbimit dhe përmbushja e standardit të cilësisë vlerësohen nga Xix Albania.
Klienti nuk mund të mbajë, vonojë, reduktojë ose refuzojë pagesën për mangësi minimale që nuk ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të rezultatit.
Në rast se Xix Albania vlerëson se rezultati nuk përmbush standardet e saj, kompania mund të ofrojë, sipas gjykimit të saj, përmirësim të shërbimit, kreditim, zbritje ose një zgjidhje tjetër të përshtatshme.
Çdo formë kompensimi, zbritjeje, krediti, oferte promocionale ose përfitimi tjetër mbetet ekskluzivisht në diskrecionin e Xix Albania.
Detyrimi për pagesë lind me përfundimin e shërbimit sipas standardeve të Xix Albania.